UBT News

Gjimnazi UBT, zgjedhja e duhur për të rinjtë e Kosovës dhe të rajonit

Zgjedhja e shkollës së duhur është një vendim emocional për të rinjtë, por edhe i vështirë për prindërit, sepse ka të bëjë me diçka shumë të rëndësishme, me të ardhmen e fëmijëve të tyre. Për t’u përshtatur me të ardhmen, të rinjtë duhet të përvetësojnë vazhdimisht njohuri të reja dhe të fitojnë aftësi të reja në një shkollë që mund t’u sigurojë atyre të gjitha këto.

Të rinjve dhe prindërve në Kosovë vendimi për një zgjedhje të sigurtë dhe të mirë iu është lehtësuar me funksionimin e Gjimnazit UBT, si një nga shkollat e mesme më moderne, më inovative dhe më cilësore në vend dhe në rajon.

Gjimnazi UBT është një shkollë e mesme, e cila kombinon mësimdhënien kurrikulare me teknologjinë e informacionit – Classroom 3.0, duke ofruar një arsim të gjerë, të bazuar në dije dhe të orientuar në gjeneratën e ardhshme të teknologjisë, si dhe duke iu mundësuar nxënësve që t’i zbulojnë pikat e tyre të forta dhe të arrijnë standardet më të larta.

Gjimnazi UBT, përmes dy drejtimeve të akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, drejtimin e Gjimnazit Natyror dhe të Gjimnazit Gjuhësor, synon t’i përgatisë nxënësit për të ardhmen, falë praktikave më të mira inovative arsimore.

Misioni i Gjimnazit UBT është të sigurojë një program cilësor dhe të përshtatshëm, një mjedis mësimor frymëzues e atraktiv, që do të përmbushë nevojat e nxënësve për arritjen e qëllimeve të larta arsimore.

Gjimnazi UBT gërsheton në vete përvojat më të mira nga shkollat evropiane dhe amerikane, është një shkollë e mesme që ofron ekselencë në arsim me nxënësin në epiqendër.

Exit mobile version