UBT News

Gjimnazi “Sami Frashëri” e vazhdon mësimin online

Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë do të vazhdojë edhe për disa ditë të mbajë procesin mësimor në skenarin C, për shkak të situatës së krijuar me pandeminë. Mësimi në distancë (online) do të mbahet deri më 4 shkurt.

“Në mbledhjen e Task-forcës së shkollës të mbajtur më dt.31.01.2022, pas diskutimeve të shumta dhe analizimit të situatës së krijuar në mungesë të mësimdhënësve dhe nxënësve të infektuar me COVID-19, u mor vendim që të vazhdohet me skenarin C”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga gjimnazi.

Exit mobile version