UBT News

Gjilani ka aktualisht 78 raste aktive me COVID, Haziri apelon për kujdes të shtuar

Komuna e Gjilanit aktualisht ka 78 raste aktive me COVID-19.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbledhjen e komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka apeluar qytetarët për kujdes të shtuar. Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mos e neglizhojnë COVID-19, por t’i përmbahen rregullave, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së infeksionit.

“Gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: 1 mijë e 99 të infektuar në total, 974 të shëruar, 47 të vdekur, 78 raste aktive, 17 të hospitalizuar dhe 52 mostra në pritje.”, thuhet njoftimin e komunës së Gjilanit./UBTNews

Exit mobile version