Komuna e Gjilanit kërkon nga qytetarët të cilët janë prekur nga vërshimet e fundit në zonat afër lumit Stanishorka, Malishevë e Ulët, Livoç i Ulët e Livoç i Epërm, që t’i paraqesin kërkesat për vlerësimin e dëmeve.
Sipas njoftimit të komunës, kërkesat mund të paraqiten përmes përfaqësuesve të këshillave të lagjeve e fshatrave, apo përmes qendrës për shërbim me qytetarë, që nga nesër më 14 janar 2021./UBTNews