Një vajzë në Gjilan ka raportuar se është dhunuar në gusht të vitit 2022.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është iniciuar si “dhunim”.
“Është iniciuar rasti i dhunimit pasi viktima femër kosovare kishte raportuar rastin. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetim të mëtutjeshëm të rastit”, thuhet në raport.