Një burrë është arrestuar në Gjilan për grabitje.
Policia sot ka informuar se i dyshuari nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave në një market dhe dyshohet se gjatë grabitjes ka shtënë me armë zjarri.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 20.12.2022 rreth orës 22:45 ka pranuar informatë se në një market në qytetin e Gjilanit një person i maskuar nën kërcënimin e armës së zjarrit ka arritur që të grabis një shumë të parave duke u larguar më pas në drejtim të panjohur. I njëjti gjatë grabitjes dyshohet se ka shtënë në ajër me armën e zjarrit por askush nuk është lënduar. Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve intensive hetimore ka arritur që të arrestojnë të dyshuarin kosovar shqiptar Z.Sh. (1982). Arrestimi i të dyshuarit nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme se i njëjti dyshohet se është i përfshirë në kryerjen e veprës penale të lartcekur. Pas arrestimit i njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”, ka bërë të ditur Policia.
Në lidhje me rrethanat e rastit, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë për veprën penale ‘’Grabitje’’ dhe rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan.