UBT News

Gjilan, humb jetën gruaja që ra në bunar

Një grua ka vdekur të mërkurën në Gjilan, pasi ka rënë në bunar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gruaja e tij ka rënë në një bunar. Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësiti i Zjarrfikësve te cilët e kanë nxjerr trupin e pa jetë nga bunari”, ka bërë të ditur Policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.

Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Exit mobile version