UBT News

Gjilan: Babai ushtron dhunë fizike ndaj vajzës së tij, arrestohet

Gjatë ditës së djeshme, në Gjilan, raportohet se i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të moshës 21 vjeçare.

Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, më pas e njëjta është dërguar dhe është vendosur në strehimore.

Ndërsa personi i dyshuar është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime. /UBTNews/

Exit mobile version