UBT News

Gjiganti kinez i teknologjisë Alibaba do të nxjerrë në treg rivalin e ChatGPT

Gjiganti kinez i teknologjisë, Alibaba, ka njoftuar planet për të nxjerrë në treg produktin e tij të stilit ChatGPT të Inteligjencës Artificiale (AI) të quajtur Tongyi Qianwen.

Njësia e saj thotë se do të integrojë chatbotin në bizneset e Alibaba-s në “të ardhmen e afërt”, por nuk dha detaje mbi afatin kohor.

Muajt e fundit, kompanitë e teknologjisë në mbarë botën kanë zbuluar të ashtuquajturat chatbot-et e tyre gjeneruese të Inteligjencës Artificiale. Në fillim të këtij viti, Alibaba zbuloi se po punonte drejt rivalit të ChatGPT.

Tongyi Qianwen përkthehet përafërsisht si “kërkimi i një përgjigjeje duke bërë një mijë pyetje”, megjithëse Alibaba nuk e ka dhënë versionin e emrit në gjuhën angleze.

Kompania njoftoi se Tongyi Qianwen, e cila është e aftë të punojë në anglisht dhe kinezisht, fillimisht do të shtohet në DingTalk, aplikacionin e mesazheve të Alibaba-s në vendin e punës./UBTNews/

Exit mobile version