Gjiganti i teknologjisë kineze, Alibaba, do të shkarkojë nga puna menaxherin i cili u akuzua për dhunim.
Në letrën e dërguar nga firma, shefi ekzekutiv Daniel Zhang ka thënë se dy shefat tjerë të cilët kanë dështuar të veprojnë kanë dhënë dorëheqje.
Alibaba është duke punuar me policinë pasi një punonjëse ka thënë se shefi i saj e ka dhunuar atë në një dhomë hoteli derisa ishte në gjendje të pavetëdijshme dhe e dehur.
Akuzat e saj janë publikuar në median sociale kineze.
Zhang ka pohuar se menaxheri i akuzuar e ka pranuar fajin duke thënë se “ka pasur momente intime” derisa gruaja ishte “e dehur”.
Në letër thuhej “ se ai është shkarkuar dhe nuk do të punojë më kurrë aty”./koha