Larg centralit bërthamor të Zaporizhzhia-s, pasojat nga lufta vazhdojnë, me firmën norvegjeze të energjisë, Equinor, që u bë kompania e parë ndërkombëtare e naftës dhe gazit që u largua plotësisht nga Rusia.
Equinor, e cila është përgjegjëse për rreth 70% të prodhimit të naftës dhe gazit të Norvegjisë, tha se u largua përgjithmonë nga Rusia pas premtimit që dha se do ta bënte këtë pas pushtimit të Ukrainës.
Në fillim të kësaj jave, Exxon Mobil Corp njoftoi zyrtarët rusë se do të padiste qeverinë federale nëse Moska nuk e lejonte atë të largohej nga një projekt i madh i naftës dhe gazit, raportoi Wall Street Journal.
Ndërkohë, Shell dhe BP kanë thënë se planifikojnë të largohen nga Rusia, por ende nuk kanë përfunduar tërheqjet e tyre./UBTNews/