Goldman Sachs pritet të pushojë nga puna qindra punëtorë, thonë raportet.
Shkurtimet në firmën e investimeve financiare mund të fillojnë që në fillim të javës së ardhshme dhe të ndikojnë te punonjësit në të gjithë kompaninë, sipas burimeve.
Goldman Sachs nuk pranoi të komentonte, por kishte përmendur uljen e fitimeve në një raport gjatë muajit korrik.
“Ne kemi marrë vendimin për të ngadalësuar shpejtësinë e punësimit”, kishte thënë në atë kohë shefi financiar i kompanisë, Denis Coleman.
Banka e investimeve kishte paralajmëruar se mund t’i duhet të shkurtojë shpenzimet pasi perspektiva ekonomike ishte duke u përkeqësuar.
Banka poashtu raportoi një rënie prej 48% në fitimin e tremujorit të dytë pasi klientët e saj përballen me inflacionin, rritjen e normave të interesit, pandeminë Coronavirus dhe luftën në Ukrainë. Divizioni i saj i investimeve bankare gjeneroi të ardhura prej 2.1 miliardë dollarësh, me një rënie prej 41% krahasuar me një vit më parë./UBTNews/