Një superjaht në pronësi të një miliarderi rus të sanksionuar është konfiskuar nga autoritetet e Gjibraltarit, thotë Sekretari i Transportit i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps.
Superjahti Axioma i përket oligarkut Dmitry Pumpyansky, kompania e të cilit merret me prodhimin e tubave të çelikut, furnizon gjigantin rus të gazit Gazprom.
Mbretëria e Bashkuar njoftoi sanksione ndaj oligarkut Pumpyansky javën e kaluar, duke vlerësuar pasurinë e tij neto në 2.44 miliardë dollarë. Sanksionet zbatohen gjithashtu në territoret jashtë Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë edhe Gjibraltarin./UBTNews/