Gjibraltari zyrtarisht mund ta quajë veten qytet, 180 vjet pasi iu dha statusi për herë të parë nga Mbretëresha Victoria.
Territori britanik përtej detit bëri kërkesë për t’u bërë qytet në fillim të këtij viti. Por kur studiuesit shikuan Arkivat Kombëtare, zbuluan se ai ishte njohur tashmë si qytet në vitin 1842.
Gjibraltari ka qenë territor britanik përtej detit që nga viti 1713, kur iu dorëzua Britanisë sipas një traktati paqeje të nënshkruar pas Luftës së Trashëgimisë Spanjolle./UBTNews/