Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kievin “për aq kohë sa duhet”, deklaroi kancelari Olaf Scholz.
Gjatë një fjalimi në Universitetin Charles në Pragë, Scholz tha se do ta vazhdojnë mbështetjen, në mënyrë racionale, dhe mbi të gjitha për aq kohë sa duhet.
Scholz përdori gjithashtu fjalimin e tij në Pragë, të titulluar “Evropa është e ardhmja jonë”, për të bërë thirrje për rritjen e Bashkimit Evropian si dhe për të rënë dakord për një sërë ndryshimesh që do ta ndihmojnë atë të kapërcejë ndarjet e brendshme dhe t’u bëjë ballë rivalëve të jashtëm si Rusia dhe Kina.
Sipas tij, BE-ja duhet të zgjerohet nga 27 në 30 vende ose 36 – dhe marrjen e vendimeve me shumicë votash./UBTNews/