Vendet e NATO-s duhet të shpenzojnë një minimum prej 2% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtje, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, të mërkurën, ndërsa ministrat e mbrojtjes të NATO-s u mblodhën në Bruksel.
“Vetëm shpenzimi i dy për qind nuk do të jetë i mjaftueshëm. Ajo duhet të jetë baza për gjithçka që vijon. Qeveria gjermane po diskuton për këtë tani dhe së shpejti do të arrijë një marrëveshje”, u tha Pistorius gazetarëve.
Ukraina u kërkoi aleatëve të shpejtojnë ritmin e ndihmës ushtarake./UBTNews/