UBT News

Gjermania thotë se pezullimi i gazetarëve në Twitter është “i papranueshëm”

Edhe Ministria e Jashtme gjermane vlerëson se pezullimi i gazetarëve nga Twitter është i papranueshëm.

“Liria e shtypit nuk mund të ndizet dhe fiket sipas dëshirës”, shkroi mes tjerash ministria në faqen e saj zyrtare në Twitter.

“Bllokimi arbitrar i llogarive të gazetarëve është i papranueshëm”, shkroi në Twitter zëvendës zëdhënësi i qeverisë, Wolfgang Buechner, duke kërcënuar me largim nga platforma nëse kjo politikë vazhdon.

Të enjten, Twitter pezulloi llogaritë e disa gazetarëve që po raportonin për kompaninë dhe Elon Musk-un./UBTNews/

Exit mobile version