UBT News

Gjermania synon marrëveshje me Talibanët për dëbimin e migrantëve

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, ka deklaruar se dëshiron të negociojë një marrëveshje të drejtpërdrejtë me talibanët për pranimin e migrantëve afganë që dëbohen nga Gjermania, tha ai në një intervistë për revistën Focus.

Në gusht, Gjermania rifilloi deportimin e personave me shtetësi afgane që janë dënuar për vepra penale, pasi i kishte pezulluar dëbimet pas marrjes së pushtetit nga talibanët në gusht të vitit 2021.

Këto dëbime u realizuan me ndihmën e “partnerëve rajonalë kyç”, sipas autoriteteve gjermane.

Gjermania nuk e njeh qeverinë e talibanëve si legjitime dhe nuk ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me të.

Ideja ime është që të arrijmë marrëveshje drejtpërdrejt me Afganistanin për të mundësuar kthimet,” tha Dobrindt në intervistën e publikuar online të mërkurën në mbrëmje.

Ende kemi nevojë për palë të treta që të zhvillojnë bisedimet me Afganistanin. Kjo nuk mund të mbetet një zgjidhje e përhershme,” shtoi politikani nga CSU-ja konservatore, partia motër bavareze e CDU-së së kancelarit Friedrich Merz.

Merz ka premtuar se do të dëbojë persona drejt Afganistanit dhe Sirisë, do të ndalë programet e pranimit të refugjatëve për ish-punonjësit lokalë të agjencive gjermane në Afganistan dhe do të pezullojë bashkimet familjare, si pjesë e platformës zgjedhore të konservatorëve.

Exit mobile version