UBT News

Pistorius: Sulmi ndaj Nord Stream mund të jetë “flamur i rremë” për të njollosur Ukrainën

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius kërkoi sot të mos dalin me konkluzione mbi atë se kush ishte përgjegjës për sulmin ndaj tubacioneve Nord Stream, duke thënë se sulmi mund të ketë qenë “flamur i rremë” për të fajësuar Ukrainën.

Ai u deklarua pas raportimeve nga New York Times që një grup pro-ukrainas mund të ketë qenë pas shpërthimeve pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia vitin e kaluar.

Hetimet po vazhdojnë mbi atë se si ndodhi sulmi ndaj Nord Stream, që furnizon Evropën me energji ruse, gjatë shtatorit të vitit të kaluar. Vendet perëndimore besojnë se shpërthimet ishin të qëllimshme, por nuk kanë arritur në përfundimin se kush qëndron pas tyre.

Rusia, e cila ka fajësuar më parë Perëndimin, kërkoi të mërkurën një hetim transparent në të cilin dëshiron të marrë pjesë edhe ajo./UBTNews/

Exit mobile version