Gjermania ka regjistruar gati 34 mijë raste ditore me COVID-19 në 24 orët e fundit, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë. Të enjten, Instituti “Robert Koch” ka raportuar për 165 viktima.
Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn, deklaroi dje se vendi i i tij po përballet me një “pandemi masive” të të pavaksinuarve.
16 milionë gjermanë ende nuk kanë marrë asnjë dozë vaksine. Ndërsa më shumë se 66 për qind e popullsisë gjermane është plotësisht e vaksinuar.
Përkundër shifrave të larta, rastet e kujdesit intensiv spitalor janë ende më të ulëta se në pranverë./UBTNews