Në Gjermani janë regjistruar më shumë se 5 mijë raste me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, për herë të parë që nga muaji prill.
Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch që u publikuan sot, bëhet e ditur se u regjistruan 5 mijë e 132 raste të reja me COVID-19. Ndërkaq Instituti njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 43 persona.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi se po e vëzhgon situatën në Evropë.
“Më duhet të them se situata vazhdon të jetë serioze”, deklaroi ajo./UBTNews