Qeveria gjermane ka riatdhesuar disa gra nga Siria, të cilat dyshohet se mbështesin të ashtuquajturin “Shteti Islamik” (IS) së bashku me fëmijët e tyre, njoftoi Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, të mërkurën.
Në mesin e të riatdhesuarve ishin katër gra, shtatë fëmijë dhe një i ri, i cili u dërgua në Siri në moshën 11-vjeçare. Të gjithë kanë jetuar në kampin Roj në Sirinë verilindore, që është kryesisht nën kontrollin kurd.
“Jam e lehtësuar sepse fëmijët nuk janë përgjegjës për zgjedhjet fatale të prindërve të tyre”, tha Baerbock, duke shtuar se edhe ata “në fund të fundit janë viktima të Shtetit Islamik”.
Ajo njoftoi se pesë prej tyre janë arrestuar posa arritën në Gjermani dhe se duhet “të përgjigjen për veprimet e tyre”./UBTNews/