UBT News

Gjermania rekomandon vaksinën Novavax për personat mbi 18 vjeç

Gjermania ka rekomanduar vaksinën Novavax për personat mbi 18-vjeç. Sipas komitetetit të ekspertëve, vaksina mund të merret dhe me një vaksinë mRNA si Pfizer ose Moderna.

Vendimi vjen pas miratimit të Agjencisë Evropiane të Barnave për rekomandimin e Novavax për moshat mbi 18-vjeç më 20 dhjetor.

Sipas studimeve, vaksina ka një efikasitet afërsisht 90% në parandalimin e rasteve simptomatike.

Novavax aplikoi gjithashtu për miratim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së më 31 janar.

Exit mobile version