Gjermania ka regjistruar pothuajse 1 milion refugjatë nga Ukraina qëkur Rusia pushtoi fqinjin e saj në muajin shkurt, tha të martën ministria e brendshme.
Në total 967 mijë e 546 persona që ikën nga lufta hynë në Gjermani të paktën përkohësisht. 36% e tyre janë fëmijë, konfirmoi ministria në një deklaratë. 97% janë shtetas ukrainas. Ndër të rriturit, tre në katër janë gra dhe rreth tetë për qind janë mbi moshën 64-vjeçare.
Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, e quajti fluksin “lëvizjen më të madhe të refugjatëve [në Evropë] që nga Lufta e Dytë Botërore”./UBTNews/