UBT News

Gjermania raporton 80 mijë e 430 raste të reja me COVID-19

Të mërkurën Gjermania raportoi 80 mijë e 430 raste të reja me COVID-19, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë, teksa varianti Omicron po përshkon në një popullsi më shkallë më të ulët të vaksinimit sesa në vendet tjera evropiane.

Numri total i rasteve me COVID-19 në Gjermani tani është 7 milionë e 661 mijë e 811. Të mërkurën u raportuan edhe 384 raste të vdekjes, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 114 mijë e 735.

Më pak se 75% e popullsisë mori së paku një dozë vaksine, njoftojnë të dhënat e Institutit Robert Koch.

Shkalla e incidencës shtatëditore, një matës kyç në përcaktimin e politikës së koronavirusit, është rritur në mënyrë të qëndrueshme që nga fillimi i vitit, duke qëndruar në 407.5 raste për 100 mijë njerëz të mërkurën, kundrejt 387.9 një ditë më parë./UBTNews

Exit mobile version