Gjermania ka prezantuar masat e reja, duke i mbyllur shkollat dhe bizneset në përpjekje për të parandaluar rritjen e rasteve me COVID-19.
Masat do të jenë në fuqi deri më 10 janar. Për Krishtlindje do të ketë lehtësim të masave, duke lejuar tubimet e familjarëve deri në katër persona.
Dje në Gjermani janë raportuar 952 raste të vdekjes dhe 27 mijë e 728 raste të reja me COVID-19.

Nën masat e reja, vetëm bizneset esenciale sikurse supermarketet dhe bankat do të qëndrojnë të hapura. Nga kompanitë kërkohet që t’i lejojnë punëtorët të punojnë nga shtëpia./UBTNews