Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha në konferencën e rindërtimit të Ukrainës se Berlini planifikon t’i jap Ukrainës edhe 381 milionë euro ndihmë shtesë gjatë këtij viti.
Qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Gjermania ia dha Kievit 16.8 miliardë euro ndihmë. Baerbock kërkoi gjithashtu të krijohet një lidhje mes rimëkëmbjes së Ukrainës nga lufta dhe pranimit të saj në Bashkimin Evropian.
“Unë jam i bindur se ne duhet të lidhim edhe më tej rimëkëmbjen e Ukrainës dhe procesin e pranimit në BE”, tha Baerbock në Londër. “Qëllimi ynë është të ndihmojmë në rindërtimin e Ukrainës që është e përshtatshme për BE-në”./UBTNews/