UBT News

Gjermania porosit edhe 40 automjete të tjera Marder për Ukrainën

Qeveria gjermane ka porositur prodhuesin e armëve Rheinmetall të dorëzojë 40 automjete luftarake këmbësorie Marder në Ukrainë.

Porosia është kryer në gusht të vitit 2023 dhe ka një vlerë në rangun e lartë dyshifror të milionë eurove”, konfirmoi sot Rheinmetall.

Numri i përgjithshëm i automjeteve Marder që do të dorëzohen nga Rheinmetall në Ukrainë është rritur në 80.

“Deri në dhjetë transportues të blinduar të personelit mund të dorëzohen në muaj”, njoftoi kompania./UBTNews/

Exit mobile version