UBT News

Gjermania përballet me ‘valën e katërt’, numër rekord i rasteve COVID-19

4169CE-HEALTH-CORONAVIRUS_ROMANIA_O_

Gjermania po përballet me një numër rekord të rasteve me COVID-19, derisa vendet në të gjithë Evropën po shqyrtojnë masa më të ashpra për të parandaluar një valë të re të të infektuarve.

Bëhet e ditur për 303 të infektuar për 100 mijë banorë. Gjermania ka 83.24 milionë banorë.

Instituti gjerman “Robert Koch” njoftoi më 15 nëntor për më shumë se 34 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani.

Luftimi i “valës së katërt” të pandemisë po bëhet një nga prioritet e Qeverisë së ardhshme.

Social Demokratët, të Gjelbërit dhe FDP-ja po konsiderojnë masa më të ashpra nëse formojnë një qeveri, por është e paqartë se cilat janë ato.

Një projektligj i planifikuar për t’u votuar në fund të kësaj jave mund të zgjerojë rregullat pasi po planifikohet që të kërkohet testi negativ për COVID-19, dëshmi të shërimit ose vaksinimit në transportin publik, si dhe në vendet e punës.

Parlamenti do ta votojë projektligjin në mënyrë që të hyjë në fuqi përpara skadimit të gjendjes së jashtëzakonshme në Gjermani më 25 nëntor.

Përveç rregullave mbarëkombëtare, ligji i ri synon t’u japë 16 shteteve të Gjermanisë më shumë mundësi për të trajtuar pandeminë.

Që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020, mbi 5 milionë persona janë infektuar në Gjermani ndërsa numri i viktimave ka arritur në mbi 97 mijë.

Exit mobile version