Shefi i inteligjencës së brendshme të Gjermanisë paralajmëroi të mërkurën se rreziku i sulmeve islamike është “real dhe më i lartë sesa ka qenë për një kohë të gjatë” për shkak të luftës Izrael-Hamas.
“Një cilësi e re po shfaqet tani – ne shohim thirrje në spektret xhihadiste për sulme dhe për al Kaedën dhe grupin e Shtetit Islamik për të etiketuar konfliktin në Lindjen e Mesme”, tha Thomas Haldenwang.
Ai shtoi se autoritetet po rrisin sigurinë për Çifutët, institucionet hebraike dhe ngjarjet e mëdha./UBTNews/