“Si një reagim i menjëhershëm ndaj incidentit në Poloni, ne do të ofrojmë forcimin e policisë ajrore me patrulla ajrore luftarake mbi hapësirën e saj ajrore me Eurofighters gjermanë”, tha në një konferencë zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, Christian Thiels.
“Misioni mund të fillojë që nesër, nëse Polonia dëshiron” shtoi ai.
“Avionët nuk kanë nevojë të zhvendosen në Poloni. Patrullat mund të ngrihen nga bazat ajrore gjermane dhe të kthehen këtu pas çdo misioni”, tha Thiels.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, po planifikon të flasë me homologun e saj polak për këtë çështje të mërkurën, shtoi ai./UBTNews/