UBT News

Gjermania nuk përjashton izolimin nëse rastet vazhdojnë të rriten

Niedersachsen, Hannover: Karl Lauterbach r, SPD, Bundesminister für Gesundheit, besucht das Impfzentrum im früheren Regenwald-Panorama am Erlebnis-Zoo Hannover und impft die 10 Jährige Frida *** Lower Saxony, Hanover Karl Lauterbach r, SPD , Federal Minister of Health, visits the vaccination centre in the former Rainforest Panorama at the Hanover Adventure Zoo and vaccinates 10-year-old Frida

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Karl Lauterbach, ka deklaruar se kanë urdhëruar reduktimin e kontakteve duke filluar nga data 28 dhjetor, derisa ka shtuar se në të ardhmen një bllokim i ashpër nuk mund të përjashtohet.

Sipas tij, nëse numri i rasteve duhej të pasohej nga një izolim, ata do të mbyllnin vendin.

“Masat e marra për periudhën festive do të prodhojnë efektet e tyre, por ne nuk përjashtojmë asgjë. Nëse me të vërtetë numri i rasteve duhej të pasonte në një bllokim, nuk do ta kursenim atë”, ka thënë ai, raporton atsh.

Të martën, Gjermania ka vendosur për reduktimin e kontakteve të personave duke filluar nga 28 dhjetori, përveç mbylljes së stadiumeve pa audienca, të ngjarjeve sportive dhe të diskotekave.

Gjermania aktualisht po përjeton një ngadalësim të valës së shkaktuar nga varianti Delta, ku me frikë të madhe tashmë shihet përhapja e Omicron, e cila mund ta kthejë situatën shëndetësore në kaos.

Instituti ”Robert Koch” bëri ka bërë thirrje për masa më drastike.

Exit mobile version