UBT News

Gjermania nuk e konfirmon nëse kancelari Scholz do të udhëtojë drejt Kievit

Qeveria gjermane nuk ka konfirmuar nëse kancelari Olaf Scholz do të udhëtojë drejt Kievit me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin italian, Mario Draghi, këtë javë.

Sipas gazetës italiane, La Stampa, të tre liderët evropianë do të udhëtojnë drejt kryeqytetit ukrainas, të enjten.

“Ne nuk mund ta konfirmojmë këtë”, tha një zëdhënës.

Scholz, i cili nuk ka qenë në Kiev që nga fillimi i luftës, sikurse liderët tjerë evropianë, u përball me kritika për qasjen e tij në furnizimin e Ukrainës me armë të rënda si tanke dhe obus. Zhgënjimi është rritur edhe mes partnerëve të vegjël të koalicionit për ato që ata thonë se janë mangësi në udhëheqjen e tij në Ukrainë./UBTNews/

Exit mobile version