UBT News

Gjermania nuk do t’i pranojë rezultatet e referendumeve ‘të rreme’

Gjermania nuk do t’i pranojë rezultatet e referendumeve “të rreme” në rajonet e Ukrainës të pushtuara nga Rusia, i tha kancelari Olaf Scholz presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një bisedë telefonike, sipas qeverisë gjermane.

Scholz tha se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, përfshirë edhe me dërgesa të armëve, shtoi një zëdhënës./UBTNews/

Exit mobile version