Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka njoftuar 500 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën. Këto deklarata i dha gjatë një vizite në qytetin jugor të Odesës.
“Ukraina po përballet me presion për shkak se forcat ruse po bëjnë gjithçka që munden për të zgjatur gjatësinë e frontit dhe për të lidhur forcat ukrainase. Megjithatë ata po ia dalin”, deklaroi ai.
“Në të njëjtën kohë, nuk po bëhen përparime vërtet domethënëse dhe të qëndrueshme. Situata është stresuese, por jo një situatë të cilën Ukraina nuk mund ta përballojë”.
Kjo është vizita e tretë e Pistoriusit në Ukrainë qëkur nisi pushtimi rus në vitin 2022.
Paketa e ndihmës ushtarake përfshin municione për sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës me rreze të mesme dhe raketa SLS me rreze të shkurtër veprimi. Ka gjithashtu edhe pjesë rezervë dhe tyta për sistemet e artilerisë dhe rreth një milion fishekë municionesh të vogla./UBTNews/