Qeveria gjermane ka ndaluar aktivitetet e Hamasit – e cila është shpallur organizatë terroriste nga ky shtet.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser tha: “Kam ndalur tërësisht aktivitetet e organizatës terroriste qëllimi i së cilës është të shkatërrojë shtetin e Izraelit”.
Do të konsiderohet vepër penale organizimi i takimeve në emër të Hamasit ose përhapja e propagandës së tyre.
Faeser gjithashtu njoftoi se rrjeti pro-palestinez, i njohur si Samidoun, do të shpërbehet brenda Gjermanisë.
Muajin e kaluar, kancelari Olaf Scholz tha se anëtarët e saj po e festonin terrorin që Hamasi po e bënte në Izrael në rrugët gjermane./UBTNews/