Forcat ajrore gjermane kanë njoftuar të mërkurën se kanë ndaluar tre avionë ushtarakë të Rusisë mbi detin Baltik.
Kjo pasiqë sipas tyre, avionët nuk kishin lëshuar pajisjet që tregojnë të dhëna për fluturimin e tyre.
“Gjermania dhe Britania dërguan avionët e tyre për të identifikuar dy avionët luftarakë të llojit Sukhoi Su-27 dhe një Ilyushin Il-20”, njoftoi ushtria gjermane përmes një postimi në Twitter.
Autoritetet ushtarake gjermane publikuan fotografi të avionëve rusë.