UBT News

Gjermania mund t’i mbijetojë dimrit pavarësisht krizës energjetike

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka thënë se vendi i tij mund ta kalojë dimrin me energji të mjaftueshme falë përpjekjeve për të rritur furnizimet.

Scholz tha se qeveria gjermane po punon vazhdimisht për të ndërtuar kapacitetet e vendit pas pushtimit rus të Ukrainës, në mënyrë që ajo të mos paguajë më çmime të larta për energjinë e saj. Ai gjithashtu tha se vendi është i përgatitur për t’i mbijetuar dimrit.

Scholz i tha dhomës së ulët të parlamentit të Bundestagut: “Ne filluam herët, kur nuk kishte ndërgjegjësim për problemin në Gjermani”.

Javën e kaluar, Franca dhe Gjermania ranë dakord të ndihmojnë njëra-tjetrën në përballje me krizën energjetike që rrjedh nga lufta në Ukrainë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha në një konferencë për shtyp se Franca do të ishte e gatshme t’i siguronte Gjermanisë gaz, ndërsa Gjermania ra dakord të dërgonte energji elektrike në Francë, nëse do të ishte e nevojshme./UBTNews/

Exit mobile version