Gjermania ka lëshuar një “paralajmërim të hershëm” për mungesa të mundshme të gazit natyror pasi Rusia tha se donte të paguhej në rubla dhe kërcënoi se do të ndërpresë furnizimet nëse kërkesa e saj nuk plotësohej.
Duke folur në një konferencë shtypi në Berlin të mërkurën, ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck tha se faza e paralajmërimit ishte ‘parandaluese’ dhe do të nënkuptonte një monitorim të shtuar të furnizimeve me gaz.
Njoftimi i së mërkurës nuk parashikon ende kufizime të furnizimit të qeverisë. Habeck u bëri thirrje kompanive dhe konsumatorëve që të përdorin gazin me masë të caktuar. Magazina gjermane e gazit aktualisht është e mbushur me 25% kapacitet, sipas Habeck.
“Aktualisht nuk ka mungesë furnizimi”, tha Ministri i Ekonomisë Robert Habeck. “Megjithatë, ne duhet të marrim masa të mëtejshme paraprake për t’u përgatitur për çdo përshkallëzim nga Rusia”.
Rikujtojmë: Frika se Rusia do t’i japë fund dërgesave të gazit në Gjermani u ngrit pasi presidenti Putin kërkoi që vendet “jomiqësore” të fillojnë të paguajnë për gazin me rubla e jo me dollarë ose euro. Gjermania, klienti më i madh rus i energjisë në Evropë, e hodhi poshtë direktivën e Putinit si “shantazh”.
“Një pagesë me rubla nuk është e pranueshme”, tha të hënën ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck, duke shtuar se “ne nuk do të ndahemi dhe përgjigja e shteteve të G7 është e paqartë: kontratat do të përmbushen”./UBTNews/