Gjermania ka shënuar rekord ditor të rasteve me COVID-19, u raportuan 7 mijë e 334 raste të reja. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar që nga fillimi i pandemisë në Gjermani.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi dje se do t’i shtrëngojnë masat për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit.
Ndërkaq bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 24 pacientë si pasojë e COVID-19, duke e çuar në total numrin e viktimave në 9 mijë e 734./UBTNews