UBT News

Gjermania me mbi 29 mijë raste të reja, kërkohet ashpërsim i masave

Të enjten Gjermania regjistroi 29 mijë e 426 raste të reja me COVID-19 dhe 293 raste të vdekjes. Instituti Robert Koch thotë se kjo është rritja më e madhe ditore që nga 8 janari.

Presidenti i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler tha se duhet të veprohet në këtë situatë, duke shtuar se situata me pandeminë është më dramatike sesa në valën e dytë.

Sipas tij, situata në njësitë e kujdesit intensiv po përkeqësohet, dhe se shumica e rasteve i përkasin grupmoshës 15-49 vjeç. Ai deklaroi se varianti i ri i koronavirusit që së pari u detektua në Britani, i njohur si B117, tani është shkaktar i 90% të rasteve.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn kërkoi nga shtetet federale ashpërsim të masave./UBTNews

Exit mobile version