Qeveria gjermane konfirmoi zyrtarisht se do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë. Gjermania do të dërgojë 14 tanke fillimisht.
“Qëllimi është të mblidhen shpejt dy batalione tankesh me tanke Leopard 2 për Ukrainën”, thuhet në deklaratën e qeverisë.
Gjermania gjithashtu konfirmoi se do të autorizojë rieksportin e tankeve Leopard 2 nga vende të tjera. Rieksporti i armëve të prodhimit gjerman kërkon leje nga qeveria gjermane sipas ligjit kombëtar.
“Gjermania do t’u japë vendeve partnere që duan të dorëzojnë shpejt tanket Leopard 2 nga rezervat e tyre në Ukrainë autorizimet përkatëse për t’i transferuar ato”, thuhet në deklaratë.
Polonia ka kërkuar nga Gjermania që ta lejojë atë të dërgojë disa nga tanket e saj Leopard 2 në Ukrainë./UBTNews/