UBT News

Gjermania konfirmon një viktimë viktimë nga varianti Omicron

Instituti gjerman për sëmundje infektive, Robert Koch konfirmoi viktimën e parë nga varianti Omicron. Viktima ishte e moshës mes 60 dhe 79-vjeç, thuhet në njoftimin e Institutit.

Diku 810 raste të reja me Omicron janë regjistruar në Gjermani, duke e çuar numrin total të infektimeve me këtë variant në 3 mijë e 198.

Të martën, kancelari i ri gjerman, Ofal Scholz dhe 16 liderët rajonalë të Gjermanisë u pajtuan për një sërë kufizimesh kundër COVID-19.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga 28 dhjetori në përpjekje për ta kufizuar përhapjen e variantit të ri dhe për të inkurajuar qytetarët e pavaksinuar që të vaksinohen.

Sipas masave të reja, vetëm dhjetë personave që janë të vaksinuar ose që u shëruan nga COVID-19 iu lejohet pjesëmarrja në tubime private./UBTNews

Exit mobile version