Gjermania është e gatshme t’i ofrojë Polonisë sisteme antiraketë për ta ndihmuar Varshavën të forcojë kapacitetin e saj të mbrojtjes ajrore pas një incidenti vdekjeprurës me raketa që ndodhi javën e kaluar në territorin polak pranë kufirit me Ukrainën.
“Ne i kemi ofruar mbështetje Polonisë në sigurimin e hapësirës së saj ajrore – me sistemet tona të mbrojtjes ajrore Eurofighters dhe Patriot”, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht para mediave.
Lambrecht tha se Berlini do të kërkojë të zgjasë vendosjen e sistemeve gjermane kundër raketave edhe në Sllovaki, deri në fund të vitit 2023./UBTNews/