UBT News

Gjermania i kërkon Izraelit të mbrojë civilët në Gaza

Gaza (---), 09/10/2023.- Smoke rises following an Israeli air strike on Gaza City, 09 October 2023. More than 700 Israelis were killed and over 2,000 were injured since the Islamist movement Hamas carried out an unprecedented attack on southern Israel on 07 October, the Israeli army said. (Laos) EFE/EPA/MOHAMMED SABER

Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se pret që Izraeli të ofrojë mbështetje për civilët në Gaza derisa po e shtrin ofensivën e saj tokësore në gjysmën jugore të enklavës së rrethuar.

“Diçka që ne presim nga Izraeli është që ata jo vetëm të nxisin civilët të largohen nga zona e rrezikut, porse ata janë në një pozicion realist për të gjetur strehim të sigurt diku tjetër”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Sebastian Fischer, në një konferencë për media. “Shumë civilë tashmë janë vrarë në këtë luftë”, shtoi ai.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock theksoi të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, por duke mbrojtur civilët.

“Pyetja qendrore është se si realizohet kjo e drejtë për vetëmbrojtje. Ekziston një përgjegjësi për të lehtësuar vuajtjet e civilëve, veçanërisht në këtë fazë”, tha ajo gjatë konferencës të partisë së Gjelbër në Berlin. “Shumë palestinezë tashmë kanë vdekur”, shtoi ajo.

Më pak se 16 mijë njerëz janë vrarë në Gaza qëkur Izraeli filloi reagimin ndaj sulmeve terroriste të Hamasit që nga 7 tetori./UBTNews/

Exit mobile version