Sot në kazermën e FSK-së, “Adem Jashari” në Prishtinë, do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të automjeteve nga Republika Federale e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Ministria e Mbrojtjes nuk ka dhënë detaje lidhur me automjetet, por bëhet e ditur se ceremonia do të mbahet në orën 10:30.