UBT News

​Gjermania i dhuron FSK-së automjetet ushtarake “Rheinmetall”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar donacion të automjeteve ushtarake “Rheinmetall” nga Gjermania.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të çelësave të këtyre automjeteve kanë marrë pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ministri Maqedonci tha se vlera e këtyre kamionëve është 2.7 milionë euro.

“2,7 milionë euro të pranuara janë në vazhdën e donacioneve qe pranuam vitin e kaluar. Mbështetja me automjete ushtarake është njëra nga fushat që Gjermania kontribuon në fushën e mbrojtjen së Kosovës”, tha ai.

Exit mobile version