UBT News

Gjermania i dhuroi QKUK-së 15 respiratorë

Gjermania i ka dhuruar sot QKUK-së 15 respiratorë. Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të respiratorëve ishin ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me ambasadorin Jörg Rohde, të cilët janë financuar nga Ministria e Jashtme Federale e Gjermanisë.

Vlen të përmendet që javë më parë nga ky shtet kemi pranuar donacion me mijëra teste RT-PCR për përballjen me Covid 19.

“Këto ditë, misioni i Institutit “Robert Koch” e ka vlerësuar lartë punën tonë profesionale dhe suksesin e menaxhimit të pandemisë, duke e certifikuar edhe Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të IKSHPK-së, testet e të cilit do të pranohen në Gjermani, e me këtë qytetarëve dhe mërgimtarëve tanë iu lehtësohet kalimi i kufijve për në shtetet e BE-së. Shteti mik i Gjermanisë po na ofron mbështetje të madhe në këtë kohë të vështirë, sidomos për shëndetësinë tonë dhe ne jemi shumë mirënjohës.”, theksoi ministri Zemaj me anë të një shkrimi në Facebook./UBTNews

Exit mobile version