Berlini i ka bërë thirrje Izraelit të mbrojë palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar.
“Izraeli, si fuqi pushtuese në Bregun Perëndimor, është përgjegjës për sigurinë dhe integritetin e popullit palestinez në Bregun Perëndimor. I bëjmë thirrje Izraelit të mbrojë palestinezët nga aktivitetet e kolonëve ekstremistë dhe t’u kërkojë llogari. Duhet t’u sigurohet familjeve palestineze se mund të qëndrojnë aty ku kanë rezistuar me dekada dhe se nuk janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre stërgjyshore nga frika për jetë”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Sebastian Fischer.
Sipas Autoritetit Palestinez, 121 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, ku grupi militant islamist i Hamasit, i cili qeveris në Rripin e Gazës, nisi sulmet në Izrael.
Gjermania është aleat i afërt i Izraelit dhe tha se Izraeli ka të drejtë ta mbrojë veten.
Hamasi është klasifikuar si grup terrorist nga Gjermania, Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe shtete të tjera./UBTNews/