Berlini po i heq licencat e katër prej pesë konsullatave ruse në Gjermani. Kjo si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Moskës për të kufizuar numrin e zyrtarëve gjermanë në Rusi në 350, konfirmoi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.
Tërheqja e zyrtarëve rusë do të përfundojë deri në fund të vitit, konfirmoi ai.
Në të njëjtën kohë, konsullatat gjermane në Kaliningrad, Yekaterinburg dhe Novosibirsk të Rusisë do të mbyllen, shtoi zëdhënësi.
Ambasada gjermane në Moskë dhe konsullata në Shën Petersburg do të mbesin funksionale./UBTNews/